Të paktën pesë njerëz kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas një aksidenti ku ishin përfshirë rreth 100 makina në një autostradë në Teksas të enjten në mëngjes që u shkaktua nga “Winter Storm Shirley”, një stuhi brutale që po bën kërdi në shumë shtete të jugut.


aa1 2

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zjarrfikësit kanë punuar për orë të tëra duke shkuar nga makina në makinë përgjatë autostradës afër Fort Worth, duke u përpjekur të gjejnë njerëz që urgjentisht duhej të shpëtoheshin pas përplasjes në 6.30 të mëngjesit të së enjtes.

aa4 1

Siç thuhet më tej, është e paqartë se çfarë e nisi atë, por një video tregon një kamion të FedEx duke humbur kontrollin në një tatëpjetë të autostradës dhe duke u përplasur në një barrierë.

aa2 2

Dhe makinat pas tij, filluan të përplaseshin në të.

Sipas MedStar, një shërbim i ndihmës së shpejtë në terren, numri i njerëzve në gjendje kritike aktualisht është midis 40 dhe 50 por po rritet 'nga minuta në minutë'.

aa3 2

“Automjete të shumta të përfshira. Shumë njerëz të bllokuar. Më shumë detaje për t'u ndjekur”, ka thënë departamenti i zjarrfikësve në Fort Worth. /Telegrafi/