Një grup gazetarësh nga Euronews, për pak sa nuk e kanë pësuar me jetë derisa ishin brenda veturës në lëvizje.

Ata po qëndronin brenda veturës kur mbi kokat e tyre fluturoi një raketë gjigante, e lansuar nga territori i Armenisë, transmeton Telegrafi.


Për fat të mirë nuk është lënduar asnjëri prej tyre, por vetura është dëmtuar paksa.

Në videon e publikuar më poshtë shfaqet momenti kur gazetarët që ishin në veturë “shohin vdekjen me sy”, por që raketa kalon mbi ta dhe shpëtojnë pa ndonjë lëndim.

Kujtojmë që fuqitë e mëdha janë duke tentuar të bindin dy palët – Armeninë dhe Azerbajxhanin të ndërpresin luftimet dhe të ulen në tavolinë, për të diskutuar për një zgjedhje paqësore. /Telegrafi/