Një helikopter i qeverisë siriane është rrëzuar nga forcat proturke në perëndim të Sirisë, duke rritur edhe më shumë tensionet në këtë rajon.

Një video amatore shfaq helikopterin e prodhimit rus Mi-17 të përfshirë nga zjarri në afërsi të qytetit Nerab, që së fundmi është futur nën kontroll të trupave të Assadit, transmeton Telegrafi.


2 43

Ky sulm ka ndodhur vetëm një ditë pasi pesë ushtarë turq u vranë në një sulm të ushtrisë siriane – duke nxitur Ankaranë zyrtare të zotohet se do të hakmerret dhe sulmojë mbi 115 pozicione të qeverisë së këtij vendi.

3 37

Ushtria turke ka bërë të ditur se 101 caqe janë shkatërruar përfshirë tri tanke, mjete të blinduara dhe një helikopter.

5 21

E helikopteri i dytë që është rrëzuar sot nga rebelët që përkrahen nga Turqia ka avancuar në drejtim të Nairabit.

6 21

Megjithatë videoja e publikuar tregon momentin kur goditet, përfshihet nga flaka dhe në një moment shpërthen dhe bie me shpejtësi të madhe në tokë. /Telegrafi/

7 16

8 13