Tani pasi derbi mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit përfundoi 3-1 në të mirë të skuadrës së Jurgen Klopp, tifozët kanë filluar të komentojnë episodet nga kjo ndeshje.

Një nga ato është gjuajta e Marouane Fellainit drejt portës së Liverpoolit, por që në fund ajo përfundoi ne cepin e fushës.


Belgu kështu goditi sigurim e stadiumit në cepin e fushës dhe normalisht që e gjitha kjo pas ndeshjes u komentua me shaka nga tifozët në rrjetet sociale, posaçërisht nga Reds.

https://twitter.com/manutdxtra/status/1074361868347691008

Pas Fellainit lojtari që tifozët vazhdojnë të flasin është Xherdan Shaqiri, natyrisht që komentet për shqiptarin janë pozitive.

Anësori nga Gjilani u fut në lojë si zëvendësues dhe shënoi dy herë, duke i siguruar kështu skuadrës së Jurgen Klopp fitoren në derbi.

Liverpooli renditet në vendin e parë në Ligën Premier me 45 pikë, një më shumë se Manchester City.

Djajtë e Kuq pas kësaj humbje vazhdojnë në vendin e gjashtë me 26 pikë. /Telegrafi/

telegrafi sport app