Njoftimi i shtatzënisë së Katy Perry ishte mjaft i përshtatshëm për një yll pop - kjo ndodhi me publikimin e videos së saj më të fundit muzikore, "Never Worn White", më 5 mars.

"Është ndoshta sekreti më i gjatë që kam dashur të ruaj," tha ajo në Instagram Live për fëmijën e saj me të fejuarin Orlando Bloom. "Mendova se do t'ju tregoja në mënyrën më të mirë, përmes një pjese muzikore." Meqenëse ajo zbuloi lajmin e madh, Perry ka shkëlqyr në stilin e maternitetit, përfshirë këtu edhe në izolim, transmeton Telegrafi.


Në mënyrë serioze, moda e saj e maternitetit është në nivelin më të mirë. Dhe Perry po e përqafon plotësisht atë: Ajo madje tha në një intervistë të kohëve të fundit se "kaq e lumtur që nuk kam pse ta fshesh më... ose të mbaj një çantë të madhe". Nëse pamjet e saj më të fundit janë ndonjë indikacion, kjo do të jetë një shtatzëni argëtuese dhe shumëngjyrëshe.

Shikoni momentet më të mira të modës së maternitetit të Katy Perry, më poshtë, dhe zgjidhni të preferuarën tuaj.

GettyImages 1210897745 Katy Perry (Foto: Ryan Pierse/Getty Images/Guliver)

GettyImages 1211153414 Katy Perry (Foto: Cameron Spencer/Getty Images/Guliver)

GettyImages 1211683593 Katy Perry (Foto: Cameron Spencer/Getty Images/Guliver)

GettyImages 1211691551 Katy Perry (Foto: Cameron Spencer/Getty Images/Guliver)

GettyImages 1211723701 1 Katy Perry (Foto: Daniel Pockett/Getty Images/Guliver)

katy perry Foto: KatyPerry/Instagram

/Telegrafi/