Ishte një ditë e mirë për sportin e Kosovës pasi Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi fituan në Grand Slamin në Paris.Kelmendi e fitoi medaljen e artën, kurse Krasniqi të bronztën.


capture 20170211 182651

Distria fitoi ndaj ndaj francezes Astride Gneto me Ippon, kurse Majlinda fitoi në finale ndaj japonezes Natsumi Tsunodas.

capture 20170211 182821

Kelmendi në gjysmëfinale mposhti amerikanen Angelica Delgado, kurse në çerekfinale atë nga Kanada, Ecaterina Guica.

Për dominimin e Majlindës në Paris shkroi edhe Federata Ndërkombëtare e Xhudos në Facebook.

16684359 1245396938859874 7527028243310348909 n 1

“Fituesja e Lojërave Olimpike, Kelmendi, ka vazhduar dominimin e saj të pabesueshëm në kategorinë deri në 52 kg, duke fituar sërish në Grand Slamin e Parisit. Ajo triumfoi ndaj japonezes, Tsunoda, për të fituar të artën”, shkruan IJF.

capture 20170211 183053

Luftën e Majlindës e keni nga minuta 1:02:30, po ashtu dhe ndarjen e medaljeve mund ta shikoni në videon e mëposhtme nga 1:31:30. /Telegrafi/

telegrafi sport app