Ky është momenti tronditës kur një politikan polak përpiqet në mënyrë agresive t'ia mbyllë mikrofonin një gazetareje - ndërsa ajo vazhdimisht lutet "ju lutem mos më prekni".

Përballja e nxehtë shpërtheu ndërsa gazetarja e TVP-së, Justyna Dobrosz-Oracz, e pyeti senatorin Wojciech Skurkiewicz për përpjekjet e Polonisë për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.


Dobrosz-Oracz e akuzoi senatorin për injorimin e fakteve dhe manipulimin e informacionit, në lidhje me mungesën e vendit nga tryeza e negociatave, transmeton Telegrafi.

Ajo tha se presidenti Karol Nawrocki mund të shfrytëzonte marrëdhënien e tij me Donald Trump për të rritur ndikimin polak në qëndrimin e SHBA-së ndaj Rusisë.

"Mos u sill sikur ke një kikirik në kokë, jo tru", ia ktheu Skurkiewicz.

Një rrëmujë shpërtheu më pas në Sejm - ndërtesën e parlamentit të vendit - ndërsa politikani i partisë populiste zgjatej vazhdimisht për t’ia fikur mikrofonin në gjoks.

Dobrosz-Oracz u përgjigj me vendosmëri, duke thënë: "Ju lutem mos e shkelni integritetin tim personal".

“Po e teproni tani”, u përgjigj senatori.

“Jo, po e teproni ju” ,u kundërpërgjigj gazetarja, duke i dhënë fund intervistës.

Sherri shkaktoi një mori postimesh në mediat sociale që dënonin politikanin. /Telegrafi/