Një oficer policie i New Mexico qeshi ndërsa lëndoi për vdekje një lepur të vogël duke e hedhur atë në automjetin e tij, pasi kërcënoi kolegun e tij me një armë elektrike.

Zëvendës-sherifi i qarkut Grant, Alejandro Gomez, 27 vjeç, u kap në një video me celular nga gushti i vitit të kaluar duke laënduar tmerrësisht kafshën.


Në video, Gomez mund të shihet duke kërkuar që një ndihmës i paidentifikuar t'ia dorëzojë kafshën që u gjet jashtë qytetit të Hachita, pranë kufirit meksikan.

Zëvendësi që gjeti krijesën e vogël po e mbante kafshën afër, duke thënë se mendonte se Gomez do ta mbyste. Gomez betohet për fëmijët e tij se nuk do ta mbytë kafshën.

Ai e dorëzon atë vetëm pasi Gomez e kërcënon me një armë elektrike, duke i thënë: 'Ma jep tani', transmeton Telegrafi.

Tani duke mbajtur kafshën, Gomez e hedh atë në anën e automjetit të tyre ndërsa kolegët e tij oficerë qeshin.

Sipas Albuquerque Journal, ndihmësi tjetër më vonë i tha policisë të New Mexico se kafsha ishte lënduar për vdekje dhe duhej të mbytej që 'të mos vuante'.

Gomez është lënë në pushim dhe po përballet me akuza për sulm të rënduar me armë vdekjeprurëse ndaj një oficeri të rendit, dhe një akuzë për mizori ekstreme ndaj kafshëve.

Policia, e cila po heton incidentin, tha se rreshteri dhe kolegët që dëshmuan mizorinë "nuk ndërhynë siç kërkohet nga Statuti i New Mexico". /Telegrafi/