Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka publikuar një video incizim nga arrestimi i tij dhe aktivistëve të partisë së tij sot, pas përfundimit të protestës së veteranëve të UÇK-së.
Në videon e postuar në rrjetin social Facebook, Molliqaj, thotë se “dhuna policore gjatë arrestimit të sotëm ishte ndër më brutalet ndonjëherë”
“Për çka? Që në fund të lirohemi pas 2 orësh? Rrjedha e ngjarjeve ndodhi kështu vetëm për një arsye: Pushteti po përndjek politikisht me gjithë aparatin shtetëror në dispozicion duke shkelur të gjitha procedurat ligjore në fuqi”, ka shkruar Molliqaj, transmeton Telegrafi.
“Pushteti po shpërfaq kthetrat autoritare; pak me shtypjen e grupeve të margjinalizuara e pak me arrestimin e jashtëligjshëm të opozitës. Kjo nuk na zmbraps as nuk na frikëson. Rezistenca vazhdon!”, ka shkruar ai.
Ndryshe, policia ka arrestuar kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqaj, në bazë të një urdhërarresti të Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Për shkak se Dardan Molliqaj kryetar i Partisë Socialdemokrate (PSD) dhe i akuzuari tjetër Fatos Sahiti kanë munguar në seancën e së mërkurës, ka dështuar sërish të nis gjykimi në rastin ku të njëjtit ngarkohen për përleshjen fizike mes tyre dhe deputetit të Vetëvendosjes, Haki Abazi, gjykata ka lëshuar urdhërarrest ndaj tyre, transmeton Telegrafi.
Molliqaj dhe shoqëruesi i tij akuzohen për sulm ndaj ish-zëvendëskryeministrit Haki Abazi, pasi një përleshje fizike kishte ndodhur në mes tyre, në një debat të zhvilluar në televizionin T7, më 11 shtator 2019.
Ndërsa, PSD ka njoftuar se përveç Molliqajt, janë arrestuar katër aktivistë, Frashër Krasniqi, Zgjim Hyseni, Gëzon Kastrati dhe Korab Korça.
Aktivistët e PSD-së u liruan dy orë pasi u arrestuan në përfundim të protestës së veteranëve të UÇK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taravari: Për një vit qeverisje, do të ketë rritje prej 15 për qind të pagave për punëtorët shëndetësor

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Konfiskohen armë në Ferizaj, 76 vjeçari lirohet nga policia

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet me nderime shtetërore në Shqipëri

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë