LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj: Ndale shantazhin kryeministër, dorëhiqu nëse je kundër!

Molliqaj: Ndale shantazhin kryeministër, dorëhiqu nëse je kundër!

Kryetari i Partisw Socialdemokrate, Fardan Molliqaj,  duke iu referuar një lajmi të transmetuar sot në media, ku citohet një raport i ambasadorit të Kosovës në SHBA, se kemi situatë të rënduar me aleatin tonë kryesor Amerikën, ka thënë se gjendja e ambasadës tonë në Uashington DC është pasqyrë e qeverisjes Kurti.

Molliqaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Dugolli [ambasadori i Kosovë në SHBA] njofton nga Uashingtoni për një situatë tejet të rënduar me Shtetet e Bashkuara, ‘brutale’ e paska quajtur”.

“Kemi prishje raportesh me aleatë, por do ta kemi edhe Asociacionin drejt autonomisë. Ndërkohë, asnjë shenjë drejt mirëqenies e zhvillimit”, ka shkruar Molliqaj, transmeton Telegrafi.


Ai thotë se “gjendja e ambasadës tonë në Uashington DC është pasqyrë e qeverisjes Kurti. As nuk shpenzohet për projekte, as nuk shpërndahet për mirëqenie. Ndërkohë, ambasadat janë pa staf. Mendësia është feudale: kursimi krijon fitim. Ka mbetur veç t’i kthejnë paratë në flori dhe t’i mbjellin në tokë për shumim”.

“Sikur me targat dhe shtyrjen e zgjedhjeve, edhe deklaratat kundër për Asociacionin janë strategji e marrëdhënieve me publikun. Deklaratat nxisin tension e frikë, publiku këtu është në ankth, përpara se gjithçka të pranohet, pa u kuptuar tamam çfarë u pranua. Prodhimi i një rreziku është mbrojtje për kompromiset. Kurti po i shantazhon njerëzit. Frika, tash sa kohë është mjeti i tij për ta shitur kompromisin. Përndryshe do të jepte dorëheqje”.

“Kjo qasje përveç që e dëmton rëndë Kosovën së brendshmi, as marrëdhëniet me aleatet nuk do t’i kthejë në pikën e mëparshme”, ka shkruar Molliqaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Siguri
Kalo në kategori