LAJMI I FUNDIT:

Mohamed Salah ende po tërheq interesim nga klubet e Arabisë Saudite

Mohamed Salah ende po tërheq interesim nga klubet e Arabisë Saudite

Klubet e Ligës Saudite nuk kanë hequr dorë nga ‘ëndrra’ e tyre për ta pasur në radhët e veta Mohamed Salah dhe raportohet se interesimi për egjiptianin nuk është zbehur aspak.

Salah së fundmi rinovoi kontratën e tij me Liverpoolin e cila tashmë është valide deri në qershor të vitit 2025.

Ka qenë eksperti i transferimeve Fabrizio Romano ai i cili ka konfirmuar se klubet arabe janë duke studiuar mundësinë për ta bindur Salah që të transferohet në Lindjen e Mesme, aty ku tashmë pjesë e saj janë shumë yje të futbollit si Ronaldo, Benzema, Mane, Neymar etj.


Sidoqoftë, përkundër interesimit të madh nga Arabia, momentalisht nuk ka asgjë konkrete rreth një transferimi të mundshëm të Salah në janar.

Trajneri i Egjiptit bën një krahasim interesant mes Salahut, Messit dhe Ronaldos
Lexo po ashtu Trajneri i Egjiptit bën një krahasim interesant mes Salahut, Messit dhe Ronaldos

Liverpool duket e vendosur për ta mbajtur në radhët e veta 31-vjeçarin dhe momentalisht janë të fokusuar tek gara në Ligën premier.

Salah në anën tjetër thuhet të jetë i motivuar për të sjellë edhe më shumë trofe në “Anfield” këtë sezon, por nuk përjashtohet mundësia që vitin e ardhshëm të kaloj në kontinentin e Azisë.

Ai e ka nisur mjaft mirë këtë edicion të ri të garave, teksa ka shënuar pesë gola dhe ka bërë katër asistime në tetë ndeshjet e para në elitën e futbollit anglez.

Në trend Sport

Më shumë
Alban Bushi me një deklaratë bombastike: Ishim në bisedime me dy futbollistë dardanë, por në fund mbetën te Kosova

Alban Bushi me një deklaratë bombastike: Ishim në bisedime me dy futbollistë dardanë, por në fund mbetën te Kosova

Kombëtarja e Shqipërisë
Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

La Liga
Pse goli i Sorloth ndaj Barcelonës nuk u anulua nga VAR-i për prekje të topit me dorë?

Pse goli i Sorloth ndaj Barcelonës nuk u anulua nga VAR-i për prekje të topit me dorë?

La Liga
Liverpooli e mposht Man Utd në garën për transferimin e yllit brazilian të Ligës Premier

Liverpooli e mposht Man Utd në garën për transferimin e yllit brazilian të Ligës Premier

Premier League
Caktohet data e ndeshjes Barcelona-Osasuna, blaugranasit do të kenë dy mungesa të mëdha

Caktohet data e ndeshjes Barcelona-Osasuna, blaugranasit do të kenë dy mungesa të mëdha

La Liga
Ylli i Barcelonës pëson lëndim të rëndë – me gjasë humbet pjesën e mbetur të sezonit

Ylli i Barcelonës pëson lëndim të rëndë – me gjasë humbet pjesën e mbetur të sezonit

La Liga
Kalo në kategori