LAJMI I FUNDIT:

Mogherini i bën thirrje qeverisë siriane që të mbrojë civilët

Mogherini i bën thirrje qeverisë siriane që të mbrojë civilët

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, i ka bërë thirrje sot qeverisë siriane dhe Rusisë që të bëjnë ç’është e mundur që t’i mbrojnë civilët në Aleppo.

“Prioritet në këto orë që të mbrohen civilët, t’u garantohet kalim të sigurt nga vendi i konfliktit në vende të sigurta”, ka thënë sot Mogherini, transmeton Asociated Press.

Mogherini ka deklaruar se “para së gjithash kjo është përgjegjësi e qeverisë siriane dhe aleatëve të saj”, duke paralajmëruar se “ata që kryejnë krime lufte do të marrin përgjegjësi”. /kp/