LAJMI I FUNDIT:

Modifikimi estetik i RAM 1500 deri në detaje (Video)

Modifikimi estetik i RAM 1500 deri në detaje (Video)

Procesi i modifikimit, është shumë i këndshëm për ta shikuar

Makinat e tyre pickup, pronarët e tyre kanë dëshirë t’i personalizojnë, andaj prodhues si FCA kanë krijuar devizionet speciale siç është Mopar, për të kryer modofikimet estetike të veturave, që kur dalin nga fabrika, transmeton Telegrafi.

Mopar ka treguar aftësinë që ka në disa Chrysler, Jeep, Dodge dhe Ram, ndërsa së fundmi shfaqi ndryshimet e bëra në një RAM 1500, të orientuar për të gjitha terrenet. Në pamjet e shpërndara nga kompania, shihen ndryshimet që janë bërë deri në detajet e fundit, ashtu si ka kërkuar pronari i makinës.


Që të dallojnë nga të tjerat dhe të bëhen përditësimet e kërkuara, Mopar bëjnë ndryshime në 300 deri në 500 Ram në ditë. Sapo të ketë hyrë në përpunim vetura lahet mirë, më pas thahet dhe lyhet me një material me bazë alkooli, që të largohet çdo pikë uji apo mbetje tjetër.

Pastaj aplikohen shkrimet e ndryshme, nëpërmjet tapetave, vendosen kabllo shtesë, apo lyerje të ndryshme. Kur gjithçka të jetë përfunduar, inspektorët bëjnë kontrollet e duhura, para se makina të dërgohet te blerësi. /Telegrafi/