Moderatorja e njohur Çitaku tregon benefitet e motorit Vespa: Lëvizje të lehta me shpenzime të vogla

Motorët Vespa tashmë janë bërë sinonim i lëvizjes praktike dhe të lehtë në rrugët e ngarkuara të Prishtinës.
Në mesin e shume personazheve të njohura që tashmë kanë nisur përdorimin e tyre, është edhe moderatorja e njohur, Fëllënza Citaku.
Në emisionin Reload të RTV Dukagjinit, ajo ndau përvojën personale dhe benefitet e përdorimit të motorit Vespa, duke e cilësuar atë si një aleat të pazëvendësueshëm në lëvizjet e saj të përditshme në kryeqytet.
Në qytetet si Prishtina, ku trafiku i ngarkuar është një sfidë e përditshme, Vespa është bërë zgjidhja ideale për moderatoren për të shmangur kolonat dhe për të arritur me lehtësi në destinacionet e saj.
Fëllënza Çitaku theksoi se një nga arsyet kryesore për përdorimin e Vespës është prakticiteti i saj i jashtëzakonshëm.
Ajo vlerëson aftësinë e këtij motori për të manovruar me lehtësi nëpër rrugët e ngarkuara të qytetit.
"Për të shkuar në punë, Vespa është zgjedhja ideale," tha ajo, duke nënvizuar fleksibilitetin që ky motor ofron në një mjedis urban.
Një tjetër aspekt që Çitaku ndau me shikuesit ishte kostoja e ulët e përdorimit të Vespës.
Ajo zbuloi se shpenzon maksimumi 20 euro për derivate në muaj, gjë që e bën Vespën një opsion ekonomik për transportin e përditshëm.
“Brenda muajit, prej 16 deri 20 euro. Nuk paguaj parking dhe kam qetësi. Prandaj blerja e një Vespa ia vlen patjetër”, tha ajo,
Përveç përdorimit të Vespës për të shkuar në punë, Fëllënza Çitaku zbuloi gjithashtu se motorin e përdor për të kryer punë të ndryshme, përfshirë edhe blerjet për shtëpi.
“Edhe nëse shkon në shtëpi pas punës, dhe del një punë pa pritur, atëherë me Vespa nuk pritoj sepse nuk kam nevojë të mendoj për kolonat e gjata”, shtoi ajo.
Për të gjithë ata që përballen me sfidat e trafikut të përditshëm në qytet, përvoja e Çitakut me Vespën ofron një shembull adekuat mbi benefitet e motorit.
Vespa jo vetëm që ofron një zgjidhje praktike për lëvizjen në qytet, por gjithashtu ndihmon në uljen e kostove dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.
Motorët Vespa gjenden në Ventoro Motors në kuadër të AutoMita!
Për më shumë informata vizitoni showroom-in e Auto Mita ose kontaktoni në +38345600456



















































