LAJMI I FUNDIT:

Model gjysmë i ngritur i flokëve të shkurtër: Shkojnë në mënyrë të përsosur me veshjet e festave!

Model gjysmë i ngritur i flokëve të shkurtër: Shkojnë në mënyrë të përsosur me veshjet e festave!

Në javët në vijim të gjithë presim ndonjë ngjarje festive, por edhe takime relaksuese ku duam të dukemi bukur

Veshjet luksoze, në të cilat nuk do të mungojnë teminat, tyli, kadifeja dhe materiale e aksesorë të tjerë karakteristikë për periudhën festive, do të plotësojnë po aq mirë modelet e flokëve që do të nxjerrin në pah më të mirën e fytyrës sonë.

Nëse keni menduar se flokët e shkurtër nuk mund të përshtaten dhe të bien në sy, mendoni edhe një herë, sepse ne kemi modelet më të bukura për flokë të shkurtër.


Femrat që kanë flokë të gjatë janë ndër ato me fat, sepse kanë mundësi të pafundme për modelim flokësh, ndërsa ato me flokë gjysmë të gjatë apo të shkurtër duhet të përpiqen pak më shumë.

Flokët e shkurtër nuk duhet të jenë problem, dhe ja si! – transmeton Telegrafi.

Edhe me flokë më të shkurtër, të cilët nuk arrijnë deri te shpatullat, mund të bëhet një model i jashtëzakonshëm, dhe lloji më i mirë i flokëve për këtë është një model gjysmë i ngritur.

Këto modele flokësh janë shumë elegante, por në të njëjtën kohë duken relaksuese dhe i përshtaten në mënyrë të përkryer çdo forme fytyre.

Gjithashtu, ato nuk janë aspak të komplikuara, ndaj mund t’i bëni vetë në shtëpi.

Nga një topuz i relaksuar “slick back”, te xhufkat e përparme me tallaze që duken retro deri te një topuz i çrregullt, apo gjysmë topuz që përkulet në flokë, zgjedhja është e juaja.

Ju mund t’i kombinoni të gjitha këto opsione me stilin tuaj personal, ndërsa modeli i flokëve do të jetë një vulë e veçantë.

Përfitoni nga pushimet dhe provoni diçka ndryshe, ndoshta një frizurë e re do të bëhet marka juaj! /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra

Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra

Fëmija juaj
Terapistët: Nëse thua shpesh tre fraza, prindërit të kanë rritur mirë

Terapistët: Nëse thua shpesh tre fraza, prindërit të kanë rritur mirë

Fëmija juaj
Partneri juaj ka shanse më të larta për t’u bërë i pasur nëse ka këtë tipar personaliteti

Partneri juaj ka shanse më të larta për t’u bërë i pasur nëse ka këtë tipar personaliteti

Në çift
Truku i flokëve të Zendaya që duhet ta provoni të gjitha

Truku i flokëve të Zendaya që duhet ta provoni të gjitha

Flokë dhe stil
Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano

Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano

Moda
Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!

Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!

Kalo në kategori