Mo Salah i del në mbrojtje yllit të Liverpoolit të cilin ‘nuk e duan’ tifozët

Mohamed Salah i ka dalë në mbrojtje njërit prej bashkëlojtarëve të tij tek Liverpooli pas kritikave të shumta që ka marrë në rrjetet sociale. Salah dhe Liverpooli ishte paraparë që të ndeshen me Evertonin të shtunën, por ndeshja ishte shtyrë për shkak të shqetësimeve për sigurinë shkaku i një stuhie. Ndonëse momentalisht janë lider të tabelës, kjo nuk i ka ndalur tifozët e Liverpoolit që të kritikojnë disa prej lojtarëve të ekipit. Dhe Salah e ardhmja e të cilit tek Liverpooli është ende e pasigurt, ka dalë në mbrojtje të fortë për Darwin Nunez, i cili ishte kritikuar ashpër së fundmi nga tifozët.
“Më pëlqen që të luajë me Nunez. Shumë njerëz nuk e duan atë, por mua më pëlqen të luajë me të”. “Ai është një lojtar me aftësi të ndryshme, jo shumë njerëz e kuptojnë se çfarë mund të bëjë ai”, ka thënë Salah.









































