Kampionati amerikan MLS është rikthyer në aksion pas një pauze rreth katër muajsh për shkak të coronavirusit.

Por gjatë kësaj kohe në Amerikë ndodhi një skandal, kur një zyrtar policor e mbyti George Floyd që pastaj ngjalli reagime të mëdha jo vetëm në Amerikë, por në gjithë botën.


Por me rikthimin e MLS-së, natyrisht se nuk mungoi një minutë heshtje në të gjitha ndeshjet, si dhe futbollistët ranë në gjunjë në shenj solidarizimi për Goerge Floyd.

Montreal Impact ishte nikoqir i New England Revolution, ndeshje që i takoi mysafirëve me rezultat 0-1.

Por ajo që ka bërë trajneri i vendasve, Thierry Henry është bërë virale në gjithë botën.

Legjenda franceze ka qëndruar në gjunjë për 8 minuta e 46 sekonda e para të ndeshjes për nder të George Floyd.

Gjesti i francezit është përshëndetur jashtëzakonisht shumë jo vetëm nga komuniteti i sportit, por në gjithë botën.

Henry vendosi të qëndronte në gjunjë për këtë kohë, pasi kjo ishte koha që policia ia mbajti gjurin në fyt të ndjerit George Floyd.

Video e Henryt duke qëndruar në gjunjë është shpërndarë jashtëzakonisht shumë nëpër rrjete sociale, ndërsa francezi kishte veshur një fanellë të kampanjës 'Black lives mater'.

42-vjeçari është në sezonin e tij të parë si trajner në MLS, pasi më parë kishte udhëhequr me skuadrën franceze Monaco. /Telegrafi/

telegrafi sport app