LAJMI I FUNDIT:

MKRS-ja ndan mbi 230 mijë euro edhe për katër federata sportive

MKRS-ja ndan mbi 230 mijë euro edhe për katër federata sportive

Ministria e Kulturës sot iu ka dhënë mbështetje financiare katër Federatave sportive, duke iu ndarë mbi 230 mijë euro, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka nënshkruar memorandume edhe me katër federata tjera të sportit me qëllim të mbështetjes së financiare të tyre në realizimin e programin që kanë planifikuar për vitin 2018.


“Memorandume bashkëpunimi janë nënshkruar me Federatën e Sportit Shkollor të Kosovës (FSSHK), të cilin e ka nënshkruar Ardian Telaku, duke siguruar 80 mijë euro përkrahje për federatën e tij. Kryetari Ramadan Selimi ka nënshkruar në emër të Federatës së Boksit të Kosovës (FBoxK), për memorandumin në vlerë prej 77,325 euro. Federatën e Sporteve Universitare të Kosovës (FSUK) e përfaqësuar nga Musa Selimi nënshkroi memorandumin në vlerë të 40 mijë eurove për federatën e themeluar së fundmi. Ndërkaq, Federata e Shahut të Kosovës (FSHK), përmes memorandumit ka fituar mbështetjen në vlerë prej 39,160 eurove, të cilin e nënshkroi Nysret Avdiu”, thuhet në komunikatë.

Me këtë rast, Gashi, tha se përmes kësaj mbështetjeje financiare si Ministri po mundohen të bëjnë maksimumin për t’u gjendur afër federatave të sportit.

“Sot nënshkruam memorandume edhe me katër federata tjera në vazhdën e atyre që kemi nënshkruar dje e pardje. Ndonëse si Ministri e vlerësojmë punën e secilës federatë në fushën e vet, konsideroj që sot kemi nënshkruar dy memorandume të rëndësishme me dy federata të cilat ndikojnë më së shumti në masivizimin e sportit në vendin tonë, Federatën e Sportit Shkollor të Kosovës dhe Federatën e Sporteve Universitare”, u shpreh Gashi.

Kurse drejtuesit e federatave vlerësuan se me përkrahjen që u është siguruar nga ana e MKRS-së, tashmë pas kategorizimit, do të ndikojë që si federata të planifikojnë dhe realizojnë program dhe organizim më të mirë si dhe gara edhe më cilësore. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Bundesliga
Kosova triumfon ndaj Ukrainës dhe mban gjallë shpresat për

Kosova triumfon ndaj Ukrainës dhe mban gjallë shpresat për "Euro 2026"

Hendboll
Kalo në kategori