LAJMI I FUNDIT:

MKRS investon dy milionë euro në Rahovec

MKRS investon dy milionë euro në Rahovec

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, vizitoi Komunën e Rahovecit, me ç’rast është takuar me kryetarin Smajl Latifi.

Ata nënshkruan katër memorandume bashkëpunimi, përmes së cilëve parashihet të ndërtohet Stadiumi i Qytetit dhe Palestra Sportive në Rahovec.

Po ashtu, në kuadër të këtyre memorandumeve do të ndërtohet edhe një stadium në Ratkoc dhe, si dhe palestra sportive në Krushë të Madhe.


Kryetari Latifi tha se bashkë më ministrin u dakorduan që sivjet të përfundojnë punimet në Palestrën Sportive të Rahovecit, e cila ka nisur që në vitin 2011.

Ai njoftoi që vlera financiare e këtyre katër projekteve është dy milionë euro.

Ministri Gashi tha se si ministri janë të interesuar që ndërtimet në palestrën e Rahovecit t’i përmbyllin sivjet.

Ai premtoi mbështetje të plotë për komunën e Rahovecit dhe njoftoi që pos këtyre projekteve në fushën e sportit, do të investojnë edhe në shtëpinë muze të Ukshin Hotit si dhe shtëpinë ku u masakruan banorët e Krushës gjatë luftës.

Për këtë të fundit, Gashi tha se planifikojnë ta shndërrojnë në një muze të kujtimeve kolektive.

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Premier League
Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

La Liga
Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Premier League
Sesko para transferimit të karrierës së tij, do të kushtojë 80 milionë euro

Sesko para transferimit të karrierës së tij, do të kushtojë 80 milionë euro

Ndërkombëtare
Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

La Liga
Emir Sahiti zbulon emocionet pas golit të parë me Hamburgun para 71 mijë tifozëve në Berlin

Emir Sahiti zbulon emocionet pas golit të parë me Hamburgun para 71 mijë tifozëve në Berlin

Bundesliga
Kalo në kategori