LAJMI I FUNDIT:

Mjeku kinez vdes nga coronavirusi, edhe pse i pensionuar ishte kthyer për të ndihmuar pacientët – u infektua dhe ndërroi jetë pas 9 ditëve

Mjeku kinez vdes nga coronavirusi, edhe pse i pensionuar ishte kthyer për të ndihmuar pacientët – u infektua dhe ndërroi jetë pas 9 ditëve

Mjeku nga qyteti kinez Wuhan, Liang Wudong, 62-vjeç, i ishte rikthyer punës edhe pse ishte pensionuar. Atë e bëri me qëllim që të shpëtojë personat e infektuar me coronavirus, megjithatë ai është infektuar edhe vetë dhe për pak ditë ka ndërruar jetë.

Përveç Wudongit edhe një mjek tjetër ka ndërruar jetë nga sulmi në zemër. Bëhet fjalë për Jang Gunije që po shëronte të infektuarit, por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse edhe ai ishte viktimë e virusit, transmeton Telegrafi.

Mjeku Liang punonte në një spital në Wuhan dhe është viktima e parë e virusit vdekjeprurës, sa i përket personelit shëndetësor, shkruan The Guardian.


Infermierja nga qyteti kinez Wuhan, pretendon se 90 mijë njerëz janë infektuar me coronavirusin
Lexo po ashtu Infermierja nga qyteti kinez Wuhan, pretendon se 90 mijë njerëz janë infektuar me coronavirusin

Edhe pse ishte i pensionuar, e kishin telefonuar që të ndihmojë të ndalë zgjerimin e virusit. Ky mjek ndërroi jetë nëntë ditë pasi u infektua me virusin vdekjeprurës

Vdekja e tij vjen në kohën kur kanë filluar paralajmërimet në rrjetet sociale, dhe videot që shfaqen për mjekët që po punojnë natë e ditë për të ndihmuar pacientët e prekur me virus.

Numri i të vdekurve nga coronavirusi ka shkuar në 80, kurse 56 milionë tjerë janë futur në karantinë pas zgjerimit të virusit në 18 qytete. Zyrtarisht numri i të infektuar ka shkuar në 2,700. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

Evropa
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë

Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë

Serbia
Kalo në kategori