Një mjeke ukrainase përmes shumë videove, është dokumentuar sesi po bëri të pamundurën që t’i shpëtojë ushtarët e plagosur gjatë luftimeve me forcat ruse në qytetin port Mariupol.

Madje ajo për asnjë moment nuk pushoi – duke dalë në terren për të mbledhur të plagosurit që janë goditur qoftë nga plumbat apo copat e predhave të ushtrisë ruse, transmeton Telegrafi.


2 28

Ajo është kapur nga rusët derisa kishte arritur të depërtojë përmes disa korridoreve dhe të futet në zonat e luftimit në Mariupol për të dërguar ilaçe.

Bëhet fjalë për Yuliia Paievska e cila u kap nga rusët, por që kamerën që e barte me vete e ka dorëzuar tek ekipet kompetente, me qëllim që t’i dërgohet Netflixit për të realizuar një dokumentar për luftën në Ukrainë.

3 23

Me të filluar pushtimi rus në Ukrainë, ajo kishte aktivizuar një kamerë që e barte me vete dhe dokumentonte çdo intervenim të saj – duke tentuar të shpëtojë ushtarët ukrainas por edhe ata rusë.

Në një video të 10 marsit, shihen dy ushtarë rusë, ku njëri prej tyre ishte në karrocë të cilin e fuste në ambulancë. E kur ushtarët ukrainas filluan t’ju bërtasin rusë – ajo me qetësi u kërkoi ukrainasve ta ruajnë gjakftohtësinë.

Një grua në një moment e pyeti nëse do t’i trajtoj ushtarët e plagosur rusë, ku përgjigja e saj ishte e menjëhershme: “natyrisht se po, janë robër lufte”.

4 18

Paievska e njohur në Ukrainë si Taira, kishte ndihmuar vullnetarët – duke i trajnuar për raste emergjente – madje një video të siguruar nga Associated Press, gjatë 15 marsit ajo kishte përdorur tampon për t’ia ndalur gjakderdhjen një civili.

5 16

Por ajo së bashku me një mjek 53-vjeç është kapur nga forcat ruse. Për ironi, rusët e akuzojnë se Paievska ka lidhje me nacionalistët e batalionit të Azovit.

6 9

Ajo është një prej qindra zyrtarëve, gazetarëve dhe civilëve që janë rrëmbyer nga forcat ruse. Njihet si një heroinë e cila nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, ka arritur t’ia shpëtojë jetën mbi 500 personave – kryesisht ushtarë ukrainas. /Telegrafi/

7 7

8 10

9 10

10 6