LAJMI I FUNDIT:

Mjekiqi: LDK i gëzohet çdo avancimi të Kosovës me SHBA-të

Mjekiqi: LDK i gëzohet çdo avancimi të Kosovës me SHBA-të

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, sonte në Uashington do të takohen me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Dy krerët e shtetit ndodhen për vizitë në SHBA, me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Programit Kompakt me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit-MMC.

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi Sadiku, në RTK, ku po diskutohet për takimin e Osmanit e Kurtit me sekretarin Blinken, ka thënë se i gëzohen çdo avancimi të institicioneve të Kosovës me SHBA-në.

“Gjithsesi i gëzohemi çfarëdo avancimi të partneritetit strategjik që e kemi ndërtuar tash sa vjet me SHBA-në. Vendimi i Bordit të MCC-së për të aprovuar një fond kompakt për Kosovën në vlerë prej 200 milionë dollarëve është një lajm i mirë që dëshmon mbështetjen e përhershme të SHBA-sçë karshi Kosovës, sidomos në ato fusha që kemi nevojë, siç është fusha e energjisë„, ka theksuar Mjekiqi Sadiku.


Ajo tutje ka thënë se subjekti i saj politik shpesh ka kërkuar nga Qeveria Kurti që të jetë në hap me kohën sa i përket projekteve të ndryshme, teksa ka thënë se edhe Marrëveshja e Programit Kompakt me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit-MMC që parasheh 236 milionë dollarë për investime në infrastrukturën energjetike është dashur të ndodhë më herët.

“Kemi qenë kritikë ndaj vonesave të shumta që i kishim në vitin e kaluar me emërimin e ambasadorëve etj. Nuk mund të them se edhe ky projekt është taman në kohë, sepse e dimë se burimet tona energjike kanë pasur nevojë për një diversifikim, po ashtu e dimë se duhet gjetur alternativa tjera që qytetarët tanë të furnizohen me energji elektrike. Pamë vështirësi të shumta në dimrin e fundit dhe nëse nuk ndërmerr diçka Qeveria në këtë drejtim, atëherë me këto probleme do të ballafaqohemi edhe në dimrin që vjen“, ka shtuar ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Kalo në kategori