LAJMI I FUNDIT:

Mjekët serbë u kthyen në Merdare pasi nuk treguan arsyen e ardhjes në Kosovë

Mjekët serbë u kthyen në Merdare pasi nuk treguan arsyen e ardhjes në Kosovë

Një ditë më parë është kthyer mbrapa një ekip i mjekëve nga Serbia, i cili ia kishte mësyrë Kosovës, ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se arsyeja pse ekipi i mjekëve serbë nuk është lejuar të hyjë në Republikën e Kosovës është se ka pasur paqartësi rreth qëllimit të ardhjes së tyre në Kosovë.

Ekipi i mjekëve nuk ishte lejuar të hyjë në pikën kufitare të Merdares.

“Arsyeja pse një ekip i mjekëve nga Serbia nuk është lejuar të hyjë në Republikën e Kosovës është se ka pasur një paqartësi/keqkuptim rreth qëllimit të ardhjes së tyre në Kosovë, nuk e kanë sqaruar nëse vijnë për të punuar si profesionistë të huaj shëndetësor apo për vizita monitoruese shëndetësore. Nëse të njëjtit kanë dashur të punojnë përkohësisht në Kosovë, ata duhet të respektojnë rregullat e licencimit të profesionistëve të huaj shëndetësor dhe një nga këto rregulla është anëtarësimi individual i tyre në Odën e Mjekëve të Kosovës, krahas procedurave të tjera”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë për Telegrafi.


MSH-ja sqaroi se në rast se vijnë në Kosovë për monitorim periodik të gjendjes shëndetësore në komunat e banuara me shumicë nga komuniteti serb, ata lejohen të hyjnë në Kosovë, pas verifikimit të dokumentacionit të tyre, sikurse qytetarët e tjerë, dhe me një lehtësim se nuk i nënshtrohen karantinës si profesionistë shëndetësor, sipas rregullave që vlejnë për karantinën që janë 5, prej të cilave njëra liron mjekët nga karantinimi.

Ndryshe, pas kthimit të mjekëve serb në Merdare ka reaguar e ashtuquajtura  Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

“Sot, pas disa ditësh të fushatës irracionale dhe histerike kundër punonjësve shëndetësorë serbë, Prishtina bëri veprimin e i paimagjinueshëm, duke ndaluar një grup prej 20 mjekësh dhe infermierësh nga Serbia të hynin në Kosovë”, thuhet në deklaratën e kësaj zyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori