LAJMI I FUNDIT:

Mjekët rekomandojnë: Zgjedhni syze dielli që mbrojnë sytë

Mjekët rekomandojnë: Zgjedhni syze dielli që mbrojnë sytë

Rrezet ultravioletë mund të dëmtojnë indin e syrit për shkak të së cilës është e nevojshme të zgjedhen syzet që mbrojnë të paktën 70 përqind nga rrezet UV

Mjekët rekomandojnë përdorimin e syzeve të diellit që në mënyrë efektive do të mbrojnë sytë nga rrezet e dëmshme UV (ultravioletë), e jo ato që “rrinë mirë”, raporton Agjencia AA.

Çmimet e syzeve të diellit variojnë nga disa euro deri në qindra euro.


Përdorimi i syzeve të diellit është më intensiv gjatë periudhës së pranverës dhe verës.

uv-protection-sunglasses

Profesoresha Arzu Taskiran Comez, ka thënë se gjatë periudhës kur dielli është më i fortë, duhet mbrojtje intensive për sytë nga rrezet e dëmshme UV.

Ajo theksoi se rrezet UV mund të dëmtojnë indet e syve, kornenë dhe të shkaktojë katarakte.

Kjo është arsyeja pse, sipas saj, është e nevojshme që të përdoren syze dielli të cilat kryesisht mbrojnë sytë.

“Shpesh zgjedhin syzet që i përshtaten formës së fytyrës. Me rëndësi është të zgjedhen syze që bllokojnë rrezet UV,” tha Comez e cila shtoi se duke bllokimi i rrezeve UV duhet të jetë të paktën 70-80 për qind. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Asgjë nuk ka më mirë: Recetën e Dalai Lamës për lumturinë e ka vërtetuar edhe shkenca!

Asgjë nuk ka më mirë: Recetën e Dalai Lamës për lumturinë e ka vërtetuar edhe shkenca!

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori