LAJMI I FUNDIT:

Mjekët gabojnë diagnozën e të sëmurit me diabet, 14-vjeçari nga Ohri në rrezik për jetë

Mjekët gabojnë diagnozën e të sëmurit me diabet, 14-vjeçari nga Ohri në rrezik për jetë
Mandatory Credit: Photo by Voisin/Phanie / Rex Features ( 1302876j )A diabetic woman is checking her blood sugar level (self glycemia). A drop of blood obtained with a pen-like lancing device is placed on a test stick and analysed with blood glucose tester (glucometer).Various

Asociacioni për diabet tek fëmijët në Maqedoni – Balans MK sot njoftoi se gjatë javës së fundit për shkak të diagnozës së gabuar në rrezik për jetë janë vendosur tre fëmijë: 4-vjeçari nga Shën Nikolla, 2-vjeçari nga Gjevgjelia dhe një 14-vjeçar nga Ohri, të gjithë me diabet “TIP 1”.

Nga Balans MK thonë se 14-vjeçari nga Ohri akoma është në koma dhe në gjendje shëndetësore të rëndë, ndërsa është vendosur në Klinikën për Anestezi, Reanimacion dhe Kurim Intenziv (KARKI), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Balans MK kërkon nga Ministria e Shëndetësisë kërkon që në afat prej 48 orëve të hetojë rastet dhe gjithë ata që janë përgjegjës për tragjedinë me tre fëmijët, të përgjigjen juridikisht, madje edhe penalisht.


“Tre fëmijët kanë pasur diabet TIP 1, por ata që i kanë trajtuar këtë nuk e kanë konfirmuar paraprakisht, dhe i kanë mjekuar ashtu si i kanë mjekuar. Për momentin 4-vjeçari dhe 9-vjeçari janë jashtë rrezikut për jetë, ndërsa 14-vjeçari nga Ohri ende është në koma dhe në gjendje të rëndë shëndetësore”, thonë nga Balans MK.

Ndërsa nga KARKI për AIM thanë se 14-vjeçari është sjellur tek ata me diabet TIP 1, është vendosur në makinë respiratore dhe vazhdon kurimi i tij. Nga KARKI nuk kanë dhënë më shumë detaje për këto raste./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori