Papa Leo XIV lëshoi një apel të fortë për paqe, duke dënuar luftën SHBA-Izrael kundër Iranit dhe duke i nxitur udhëheqësit globalë që t'i jepnin përparësi dialogut mbi veprimet ushtarake.

“Mjaft me shfaqjen e forcës! Mjaft me luftën”, deklaroi Papa.


“Forca e vërtetë tregohet duke i shërbyer jetës”, shtoi ai.

Papa nuk përmendi drejtpërdrejt asnjë udhëheqës, por kritikoi veprimet me të cilat “disa të rritur mburren me krenari”, duke iu referuar kostos njerëzore të konfliktit.

“Marr letra të panumërta nga fëmijët në zonat e konfliktit… Le t’i dëgjojmë zërat e fëmijëve”, vazhdoi ai.

Bëhet e ditur se Papa Leo u bëri thirrje gjithashtu udhëheqësve të angazhohen në negociata për t'i dhënë fund konfliktit.

“Ne u bëjmë thirrje atyre: ndaloni! Është koha për paqe! Uluni në tryezën e dialogut dhe ndërmjetësimit”, tha ai, duke i nxitur udhëheqësit të shmangin vendimet “ku planifikohet riarmatimi dhe vendosen veprime vdekjeprurëse”. /Telegrafi/