LAJMI I FUNDIT:

I mituri në Ferizaj sulmohet fizikisht nga pronarët e kompanisë së autobusëve “Albana”, policia arreston njërin prej tyre

I mituri në Ferizaj sulmohet fizikisht nga pronarët e kompanisë së autobusëve “Albana”, policia arreston njërin prej tyre

Një konflikt ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:30 në rrugën “Ahmet Kaqiku” në Ferizaj.

Viktima i mitur është sulmuar fizikisht nga dy persona të dyshuar.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.


Ai bëri të ditur se ankuesi i mitur është sulmuar nga pronarët e kompanisë së autobusëve “Albana”, që operon në linjën Ferizaj-Mirosalë.

“Ankuesi i mitur M/SH/K, së bashku me prindin e tij, ka deklaruar se deri sa ishte duke udhëtuar me autobusin “Albana” linja Morosalë-Ferizaj, me të arritur në stacionin e autobusit në Ferizaj, konduktori i ka kërkuar  që të shkoj pas tij në mënyrë që ai t’ia jap pagesën mujore për të cilën ankuesi kishte paguar. Ankuesi kishte shkuar pas tij në depon e stacionit te autobusëve, ku dy persona të dyshuar pronar i kompanisë “Albana” te dy M/SH/K, e kishin sulmuar fizikisht viktimën”, tha Veseli.

Ndërkaq në media është raportuar se viktima e këtij rasti është një 17 vjeçar.

Pas veprimeve të hetimit, me urdhër të prokurorit, njëri nga dy të dyshuarit është ndaluar për 48 orë për hetime të mëtejshme lidhur me ngjarjen.

Policia e Kosovës ka njoftuar se po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të sulmit dhe për identifikimin e masave ligjore që do të ndërmerren ndaj të dyshuarve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori