LAJMI I FUNDIT:

I mituri bën për spital një person në Prizren

I mituri bën për spital një person në Prizren
Foto: Ilustrim

Një person (i mitur) pas një mosmarrëveshje verbale e ka sulmuar fizikisht një person tjetër të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore,

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 15:17 në pompën e derivateve “Shell”, në Prizren.

Tutje thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor.


“Pas një mosmarrëveshje verbale, i dyshuari mashkull  kosovar – i mitur e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është intervistuar në prezencën e prindit dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/