Partia konservatore greke, Nea Demokratia rikthehet sërish në pushtet. Kyriakos Mitsotakis i ka premtuar vendit ulje tatimesh, më shumë punësim dhe investime. Mbiemri i tij është shumë i njohur në politikën greke.
Emocionet janë të përmbajtura pas fitores së konservatorit Kyriakos Mitsotakis. Në vitin 2015 me fitoren e Alexis Tsipras dhe partisë së majtë Syriza përkrahësit dolën atëherë me kolona makinash nëpër rrugë para sheshit Syntagma. Kurse të dielën ndërrimi i pushtetit kaloi thjesht me një ngritje supesh, vetëm në selinë e partisë Nea Demokratia përkrahësit u gëzuan për „fitoren historike.” Duket se shumë grekë janë zgjuar të esëllt nga ëndrrat e tyre.
Premtime të reja
Gati një vit pas qeveria në Athinë rifitoi të drejtën e vetëvendosjes financiare pas paketës së fundit të shpëtimit, votuesit i prezantuan partisë Syriza llogarinë dhe u kthyen tek konservatorët. Sipas të drejtës greke, partia më e fortë merr 50 vende shtesë, tani konservatorët mund të qeverisin me një mazhorancë të fortë në Greqi. Që këtë të martë kryeministri i ri Kyriakos Mitsotakis mund të bëjë betimin.
Pas fitores ai i mënjanoi tonet triumfuese: „Dua të jem pranë për të gjithë, për këdo burrë apo grua në Greqi, edhe për ata që nuk na kanë mbështetur. Ai apeloi tek votuesit të mos lejojnë ndarjen. Mitsotakis bëri të qartë, se para tij ndodhet „një detyrë e vështirë”. „Ju më dhatë një detyrë dhe unë nuk do t’iu zhgënjej”, tha Mitsotakis, i cili ka premtuar punë më të mirëpaguara në sektorin privat, tërheqjen e investitorëve të huaj në vend dhe ecjen përpara me privatizimet. Edhe ulja e tatimeve për sipërmarrjet bën pjesë në programin e Mitsotakis, si edhe një përpjekje e re për të marrë kushte më të mirë tek kreditorët ndërkombëtarë. Ata kërkojnë deri tani një suficit buxhetor prej 3,5%, Mitsotakis kërkon t’i bindë ata me ritkthimin e rritjes ekonomike për të pasur më shumë hapësirë për investimet nga fondet publike.
Kryeministri i ti mund ta fillojë punën me besimin, se qytetarët grekë, pjesën më të vështirë të viteve të krizës e kanë kaluar ndërkohë me qeverinë paraardhëse. „Greqia po e ngre kokën sërish krenare”, tha Mitsotakis duke shtuar se detyrën e zgjedhësve e merr përsipër me respekt dhe modesti.
Politika si çështje familjare
Me Kyriakos Mitsotakis rikthehet një dinasti e fuqishme politike në pushtet. Babai i tij Konstantions Mitsotakis ka qenë kryeministër grek në fillim të viteve 90-të, motra e tij ka qenë ministre e jashtme, kurse nipi është kryebashkiaku i ri i Athinës. Prej dekadash pak familje kontrollojnë politikën greke, familja Karamanlis, ajo Papandreout dhe Mitsotakis. Si ia doli kreu i konservatorëve të bindë votuesit, se ai nuk është i prerë nga i njëjti trung si paraardhësit e tij, kjo është shumë e habitshme.
Sepse ishin klanet familjare, që e futën Greqinë në një krizë të thellë borxhesh, nga e cila ajo nuk mund të dilte dot në vitin 2008. Mentaliteti i mitmarrjes, tarafeve dhe nepotizmit në radhët politike i lidhur me ato idetë kreative për paraqitjen e buxheteve shtetërore, sollën atë që Greqia të ndodhej në një mal borxhesh prej 350 miliardë eurosh. Greqia ende sot konsiderohet si vend mjaft i vështirë për t’u reformuar, dhe ekonomikisht renditet në fund të vendeve të BE.
Besim tek të rinjtë
Mitsotakis mori shumë vota tek të rinjtë. Ata shpresojnë që bankieri i investimeve që ka studiuar në Harvard të kthejë besueshmërinë në tregjet financiare dhe tek kreditorët, më shumë se paraardhësi Tsipras. Nga ana tjetër Mitsotakis premton fundin e nepotizmit në partinë e tij, dhe kërkon të veprojë masivisht kundër korrupsionit, si për shembull që mjekët të mos presin më zarfin me para nga pacientët.
Humbësi i zgjedhjeve, Aleksis Tsipras u paraqit para përkrahësve të tij me fjalët „me kokën lart pranojmë votën e zgjedhësve”. Ai ka marrë shumë vendime, që patën një çmim të lartë politik. Megjithëse në fund Tsipras u përpoq me disa dhurata zgjedhore si rritjen e pagës minimale prej 11%, kthimin e të drejtave për sindikatat. Por ndërkohë votuesit ia kishin kthyer kurrizin të zhgënjyer, Aleksis Tsiprasit. /dw/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pentagoni po shqyrton veprime ushtarake për të siguruar kontrollin e Kanalit të Panamasë?

Autoritetet shëndetësore të SHBA-së tërheqin nga tregu disa produkte për trajtimin e akneve, mund të shkaktojnë kancer

“Askush nuk është i sigurt”, Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Hungaria heq veton, pranon që BE-ja të vazhdojë sanksionet ndaj Rusisë

Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Autoritetet shëndetësore të SHBA-së tërheqin nga tregu disa produkte për trajtimin e akneve, mund të shkaktojnë kancer

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës