Qyteti i Mitrovicës së shpejti do të bëhet me një fushë të re të streetball-it. Kështu ka njoftuar nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri.

Tahiri ka njoftuar se për 15 ditë, kjo fushë do të jetë e gatshme dhe do të jetë e lokalizuar tek Liqeni Akumulues, shkruan Telegrafi.


Ai ka bërë të ditur se kjo fushë është financuar nga Komuna e Mitrovicës.

“Kjo fushë është financuar nga Komuna e Mitrovicës në kuadër të përkrahjes së projekteve atraktive në hapësirat publike”, ka thënë ai. /Telegrafi/