Në një kohë kur Mitrovica është bërë shpesh në qendër të debateve politike për urën që ndan qytetin në dy pjesë, festivali Mitrovica International Jazz Days 2024 vjen si një ‘urë e hapur’ për të gjithë qytetarët, duke i lidhur ata me kulturën jazz gjatë tri netëve të festivalit.
Ky eveniment i veçantë ofron një mundësi të shkëlqyer për të bashkuar komunitetet dhe për të krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe përfshirëse, duke e shndërruar qytetin në një qendër të vibrante muzikore. Me performancat e artistëve të shquar dhe energjinë e jashtëzakonshme të muzikës jazz, Mitrovica e gjen veten në një periudhë të veçantë ku arti dhe muzika bëjnë lidhje të reja dhe ndihmojnë në ndërtimin e një qyteti më të bashkuar dhe të hapur për diversitetin kulturor.
Edicioni i dytë i Mitrovica International Jazz Days ka filluar me shumë entuziazëm më 22 gusht dhe do të vazhdojë deri më 24 gusht në zemër të Mitrovicës. Ky festival i njohur po sjell disa netë të paharrueshme të muzikës jazz në qytetin verior të Kosovës, duke premtuar një përvojë muzikore të veçantë për të gjithë të pranishmit.
Telegrafi ishte i pranishëm në mbrëmjen hapëse të festivalit dhe ka intervistuar nga afër disa nga organizatorët, artistët dhe të ftuarit e veçantë. Ja disa momente kyçe dhe mendime nga disa prej tyre:
Rona Nishliu, artiste dhe organizatore
“Sonte në Mitrovicë, nuk kam fjalë për të përshkruar atë që ndodhi. Ndjeva një energji shumë pozitive në skenë, e cila është përçuar nga një yll siç është Gunhild Carling”
Në një intervistë ekskluzive, Rona Nishliu ndau ndjenjat e saj për mbrëmjen hapëse: “Sonte në Mitrovicë, nuk kam fjalë për të përshkruar atë që ndodhi. Ndjeva një energji shumë pozitive në skenë, e cila është përçuar nga një yll siç është Gunhild Carling, e cila na erdhi nga Suedia për të hapur festivalin. Ajo ka një itinerar të ngjeshur koncertesh në të gjithë botën dhe ne jemi shumë të lumtur që e kemi këtu në Mitrovicë”.
Nishliu theksoi gjithashtu që festivali ka për qëllim të sjellë fryma të ndryshme të kombinuara me muzikën jazz dhe të edukojë audiencën për këtë lloj muzike.
“Ky festival është një mundësi për të përçuar mesazhin se Mitrovica është më shumë se një qytet i rrethuar nga politika; është një vend ku njerëzit vijnë për të shijuar muzikën dhe të gëzojnë”, tha ajo për Telegrafin.
Jeffrey M. Hovenier, Ambasador i ShBA-së në Kosovë
“Jazz-i është gjithmonë një muzikë e shkëlqyer. Jemi krenarë që jazz-i ka origjinën në Shtetet e Bashkuara, por tani është një muzikë botërore dhe kjo u tregua qartë sonte në Mitrovicë”
Ambasadori Hovenier i cili ishte i ftuar për të shijuar shfaqjen, ndau me Telegrafin përvojën e tij në natën e parë që të MIJD.
“Ishte fantastike. Jazz-i është gjithmonë një muzikë e shkëlqyer. Jemi krenarë që jazz-i ka origjinën në Shtetet e Bashkuara, por tani është një muzikë botërore dhe kjo u tregua qartë sonte në Mitrovicë”, tha Hovenier për Telegrafin.
Ai gjithashtu përmendi se i pëlqen shumë muzika dhe artistët shqiptarë, pasi ka shijuar një përvojë të kënshme edhe gjatë festivalit ‘Sunny Hill’ në korrik.
“Po, më pëlqejnë edhe artistët shqiptarë. Natyrisht, isha në Festivalin Sunny Hill dhe pashë disa performanca të shkëlqyera atje, përfshirë edhe artistë nga Kosova”, tha ambasadori amerikan.
Ai e vlerëson përparimin e Kosovës në organizimin e festivalet dhe ngjarjeve kulturore dhe e sheh këtë si një mundësi për të rritur njohjen e Kosovës në skenën ndërkombëtare.
Gunhild Carling, këngëtare e jazz-it
“E gjithë atmosfera ishte fantastike dhe më bëri të ndihesha si në shtëpi. Do t’u tregoj të gjithëve që ishte një nga përvojat më të mira që kam pasur ndonjëherë”
Gunhild Carling ndau përvojën e saj nga koncerti në Mitrovicë: “Nuk prisja asgjë specifike kur erdha për herë të parë në Kosovë, por ndjeva se ishte një përvojë e mrekullueshme. Më pëlqeu shumë ndjesia e relaksuar e qytetit, njerëzit dhe ushqimi. E gjithë atmosfera ishte fantastike dhe më bëri të ndihesha si në shtëpi”.
Carling e vlerësoi shumë ndërveprimin me publikun dhe ndjenjën e komunitetit në Mitrovicë, duke e cilësuar këtë si një nga përvojat më të mira që ka pasur ndonjëherë.
“Njerëzit janë jashtë, argëtohen dhe e marrin jetën me qetësi. Kjo është gjëja më e rëndësishme kur je muzikant – që njerëzit të mos stresohen dhe të mos panikojnë për gjithçka. Ata e jetojnë ditën dhe e shijojnë jetën, dhe këtë e bëjnë edhe këtu”, tha ajo për Telegrafin.
Edon Ramadani, dirigjent
“Ishte një nder i madh për mua dhe për Mitrovicën që të kemi një artiste të çmuar si Gunhild Carling. Ky festival ka sjellë një përvojë të jashtëzakonshme dhe Mitrovica është në mesin e agjendës së saj të ngjeshur”
Dirigjenti Edon Ramadani e përshkroi ndjesinë e dirigjimit në këtë festival si një privilegj të madh: “Ishte një nder i madh për mua dhe për Mitrovicën që të kemi një artiste të çmuar si Gunhild Carling. Ky festival ka sjellë një përvojë të jashtëzakonshme dhe Mitrovica është në mesin e agjendës së saj të ngjeshur, që është një arritje e madhe për qytetin dhe për Kosovën”.
Ramadani falënderoi organizatorët dhe artistët për mundësinë që ofruan për të qenë pjesë e këtij eventi të rëndësishëm dhe për të sjellë një atmosferë të jashtëzakonshme për të gjithë të pranishmit.
Mitrovica International Jazz Days vazhdon të ofrojë një gamë të gjerë performancash dhe ngjarjesh të veçanta për të gjithë adhuruesit e muzikës jazz, duke u bërë një platformë e rëndësishme për muzikantët ndërkombëtarë dhe një mundësi për të sjellë më shumë kulturë dhe art në këtë qytet të bukur të Kosovës. /Telegrafi/
Fotografi të gjera nga ngjarja:
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arioni vendoset në siklet nga pyetja e publikut rreth familjes së Dianës
“Është budalla, e rrah gruaja”, Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s’kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike “Provocativo”
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres
Ronaldo pret në intervistë YouTuber-in e famshëm MrBeast, e pyet se a frikohet që futbollisti do t'ia kalojë me shikueshmëri
Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike "Provocativo"
Driloni në taka, merr “propozimin” nga Edi te këndi i Etna Group në Big Brother VIP Kosova
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore
Ndodh puthja e parë në mes të Kevinit dhe Anës në Big Brother VIP
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme