Numërimi i votave në Mitrovicën Jugore, garë e ngushtë mes Pecit dhe Tahirit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar ditën e martë procesin e numërimit të votave në komunën e Mitrovicës së Jugut, pas një urdhëri të lëshuar nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, vendimi është marrë pas konstatimit të disa parregullsive gjatë procesit fillestar të numërimit të votave, transmeton Telegrafi.
Të dhënat e fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të përditësuar më 12 nëntor bëjnë të ditur se deri tani janë numëruar 69 nga 105 vendvotime.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, është duke prirë me vota, ai deri tani ka marrë 11,218 vota apo 51.27%.
Kurse, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka marrë 10,664 vota, apo 48.73%.
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale është mbajtur më 9 nëntor, në 18 komuna./Telegrafi/














































