Mitet më të shpeshta për dietat
Duheni ta dini që dietat në shumicën e rasteve nuk janë të mira. Shumica prej tyre nuk janë të shëndetshme në aspektin e vlerave ushqyese, për ç’arsye mund t’i bëjnë dëm shëndetit tuaj, ngadalësojë metabolizmin dhe kilogramët e humbur shpejt t’i kthejë edhe më shpejt. Ushqyerja e rregullt me ushtrimet e rregullta është receta e më e mirë për dobësim.
Megjithatë, nëse planifikoni të mbani dietë për një kohë, ose vetëm ta reduktoni konsumin e kalorive për të humbur kilogramët e tepërt, ju sjellim rregullat më të përhapura të dobësimit të cilat duhet t’i harroni menjëherë.
Mos hani mish të kuq - Shijimi i mishit të kuq kohë pas kohe është i shkëlqyeshëm sepse do t’ua sigurojë sasinë e mjaftueshme të proteinave. Mishi i kuq ka reputacion të keq sepse llojet e caktuara të mishit të kuq përmbajnë nivel të lart të acideve të ngopura yndyrore të cilat mund të dëmtojnë shëndetin e sistemit kardiovaskular.
Mos hani më shumë se 140 gramë mish të kuq në ditë, këto janë përafërsisht dy porcione. Nëse nuk mund ta merrni me mend madhësinë e një porcioni, paramendoni që çdo copë e mishit të jetë sa madhësia e kutisë së letrave për luajtje.
Do të ishte mirë që gjatë ditës të mbani evidencë të vlerave të përafërta të kalorive të konsumuara. Kjo është treguar e suksesshme te një numër i madh njerëzve. Kështu kur e dini që shujta juaj e fundit nuk guxon të përmbajë shumë kalori, ka më pak shanse të hani ushqime të pashëndetshme.
Duheni t’i rezistoni dëshirës - Sigurisht që ndonjëherë duhet të rezistojmë ndaj ushqimeve të njelmëta dhe ëmbla, por kjo nuk është gjithmonë e mundshme, e as e shëndetshme. Mund të provoni ta mundni dëshirën me ëmbël ose njelmët ashtu që do të hani diçka të shëndetshme (pemë, fruta arrore), por ka shumë mundësi që në fund do të konsumoni më shumë kalori se sa t’i kishit ngrënë ata katrorë çokollatë për të cilat mendoni tashmë një kohë të gjatë.
Ajo çka nuk mund të kemi, ose të paktën mendojmë që nuk mund ta kemi, me kohë bëhet burim i dëshirës, qoftë ushqim ose diçka tjetër. Më së miri është të parandaloni krijimin e dëshirës së tepruar për ëmbël ose njelmët ashtu që të hani rregullisht. Në fund të fundit, më mirë është që çdo ditë të hani disa katrorë çokollatë se tërë çokollatën përnjëherë. Konsumi i kalorive në fund do të jetë i njëjtë, por konsumimi uniform i ushqimeve nuk do të përkeqësojë balancin e nivelit të sheqerit në gjak.
Shmangni yndyrat - Fokusohuni në yndyra të shëndetshme: gjysmë-të pangopura, mono-të-pangopura dhe acidet yndyrore omega 3. Gjenden në fruta arrore, vaj ulliri, fara dhe shumë lloje të peshkut. Ajo çka duhet të shmangni me të vërtetë janë acidet e ngopura yndyrore që gjenden në ushqimet siç janë çipsi, ushqimi i fërguar, mishi i yndyrshëm dhe gjalpi. Yndyrat e shëndetshme do ta ndihmojnë trupin për të absorbuar nutrientët e domosdoshëm.
Gjithmonë zgjidhni produkte “light” - Mos lejoni që t’ju gënjejnë etiketat në produkte. Termi “light” nuk është i rregulluar tërësisht dhe e vetmja që do të thotë është që përmban më pak kalori se produktet e prodhuesit të njëjtë. Për shembull birra light përmban vetëm 35 kalori më pak se birra e zakonshme. Është dëshmuar që produkti light do t’ju ngopë shumë më vonë se produkti i zakonshëm, çka do të thotë që në fund gjithmonë do të konsumoni më shumë kalori, vetëm nëse vetëdisiplina juaj është në nivel të lakmueshëm. /Telegrafi/
































