"Miss Universe Kosova 2020", Blerta Veseli deklaron se është beqare dhe se nuk do burrë shqiptar

Ajo kohëve të fundit ka qenë një nga emrat më të zëshëm në showbizin shqiptar.
Fjala është për bukuroshen nga Gjilani, Blerta Veseli, e cila u bë më e njohur pasi rrëmbeu kurorën e “Miss Universe Kosova 2020”.
E njëjta ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Shiko kush Luan”, gjërsa ishte pjesë e disa sfidave.

Në një nga sfidat, bukuroshja shqiptare tregon se momentalisht është beqare.

“A je ‘single’? Nese po i dashuri yt duhet të jetë nga Kosova apo nga Shqipëria?” ishte kjo pyetja iu drejtua Miss Universe Kosova 2020 dhe përgjigjia e saj habiti të gjithë në studio pasi deklaroi se nuk do një burrë shqiptar.
“Jam ‘single’ dhe nuk dua burrë shqiptar”, u shpreh Blerta Veseli.
Në anën tjetër, Blerta më parë u përfol për një lidhje dashurie me reperin Majk, gjë që u mohua duke thënë se kanë punuar në një projekt së bashku. /Telegrafi/



























































