LAJMI I FUNDIT:

Mirush Kabashi shpjegon si u keqkuptua dhe u shpërnda lajmi i rrejshëm për vdekjen e tij – si e priti ai dhe familja

Mirush Kabashi shpjegon si u keqkuptua dhe u shpërnda lajmi i rrejshëm për vdekjen e tij – si e priti ai dhe familja
(Foto: Screenshot/TV Klan)

Mirush Kabashi ka reaguar pas lajmeve të pavërteta për vdekjen e tij. Në një intervistë për TV Klan, aktori ka shpjeguar se si e priti këtë lajmi ai dhe familja e tij.

Ai ka shpjeguar se ka qenë një keqkuptim lidhur me një titull të një gazete që ka pasqyruar një ceremoni homazh për vdekjen e Pirro Manit e që nëntitull thuhej se “Artesti Mirush Kabashi rrëfen amanetin e tij të fundit…në kuptimin të Pirro Manit” që ishte keqkuptuar sikurse vet ai të ketë vdekur.

Aktori është shprehur që e ka marrë me sportivitet dhe i ka falur, por mediat televizive duhet të bëjnë më shumë kujdes me këtë gjëra sepse janë të pafalshme.


(Foto: Screenshot/TV Klan)

“Unë e mora me sportivitet, janë gjëra që ndodhin dhe duhet kaluar, por me thënë të drejtën nja dy mesazhe që më kanë ardhur, edhe më përpara një herë për t’u verifikuar nëse unë jam gjallë, por dhe më mbrapa për të më shprehur solidaritetin”.

“Ishin të dhimbshme sepse thoshin që kemi qarë shumë kur morëm lajmin, por kemi qarë shumë pastaj nga gëzimi, kështu e formulonte një poete nga Italia. Kemi qarë akoma edhe më tepër me lot gëzimi, kur morëm vesh lajmin që nuk ka ndodhur”.

“Janë gjëra që ndodhin, jemi në një fushë që jemi bërë njerëz publikë.  Është një tërheqje veshi për gazetarët të cilët duhet ta rikonfirmojnë lajmin nga disa drejtime përpara se ta japin  në ekranet e televizionit të cilët duhet të jenë sa më të sakta, nuk lejohen të tilla gabime, gjithsesi nga ana ime falen”, është shprehur mes tjerash Kabashi.

Në trend Magazina

Më shumë
Agravon situata - Gjesti i thyen vezë në kokë Olës dhe Vserlos

Agravon situata - Gjesti i thyen vezë në kokë Olës dhe Vserlos

Magazina
Gjesti flet për 24 orëshin që qëndroi jashtë Big Brother: Kur dola edhe në tualet shikoja mos ka kamera

Gjesti flet për 24 orëshin që qëndroi jashtë Big Brother: Kur dola edhe në tualet shikoja mos ka kamera

Magazina
Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

Magazina
“Shtrëngoje pak”, moment intim mes Aldos dhe Rizartës?

“Shtrëngoje pak”, moment intim mes Aldos dhe Rizartës?

Magazina
Vajza transgjinore e Elon Musk: Gjinia ime ishte e paguar, ai donte një djalë

Vajza transgjinore e Elon Musk: Gjinia ime ishte e paguar, ai donte një djalë

Magazina
Jozi - Rozanës: Me ty dhe Laertin tallet një Shqipëri

Jozi - Rozanës: Me ty dhe Laertin tallet një Shqipëri

Magazina
Kalo në kategori