“Mirëmëngjes nga Kosova”, ministri Pirro Vengu uron forcat shqiptare në misionin KFOR

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka dërguar mesazhin e tij përkrahës nga Kosova, duke uruar “mirëmëngjes” forcat shqiptare që shërbejnë në misionin KFOR.
Ai thekson se këta djem e vajza çdo ditë mbajnë lart flamurin shqiptar dhe vlerat e tyre për paqe dhe siguri.
“Mirëmëngjes nga Kosova me djemtë dhe vajzat tona në misionin e KFOR ku çdo ditë mbajnë lart flamurin dhe vlerat tona në shërbim të paqes dhe sigurisë”, ka shkruar Vengu.
Ndërkaq, Vengu këtë vizitë e bëri në komandën qendrore të KFOR-it dhe kontingjentin shqiptar që ndodhen në Pejë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































