Gjinekologia Merita Demiri Demolli në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për shëndetin riprodhues të grave, infeksionet vaginale, planifikimin familjar, metodat kontraceptive te gratë, menopauzën, etj.

Doktoresha Demiri Demolli ka shpjeguar lidhur me dy metodat kontraceptive te gratë, vendosjen e spirales dhe sterilizimin e tubave.


“Varësisht prej situatës, unë e proklamoj shumë vendosjen e spirales sepse lidhja e tubave ka një efekt anësor, pendimi për atë procedurë dhe është metodë e pakthyeshme... Nëse një grua i ka sterilizuar tubat ajo nuk mund t’i lidh ata tuba përsëri dhe nëse dëshiron prapë të ngelet shtatzënë është vetëm përmes IVF”, tregoi doktoresha.

Sipas saj, për ato gra që kanë vendos të mos kenë fëmijë vetëm për një periudhë, atëherë rekomandohet spiralja, ndërsa ato të cilat kanë përfunduar planifikimin familjar atëherë mund të bëhet edhe sterilizimi i tubave, që e pamundëson bashkimin e qelizës vezë me spermatozoidin.

Podcastin e plotë mund ta shikoni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube. /Telegrafi/