Një lajm i mirë ka ardhur nga mbledhja e Komitetit të 'Hat-trick' të UEFA-s që është mbajtur në Prishtinë.

Kombëtarja e Kosovës në të ardhmen mund t'i zhvillojë ndehsjet kualifikuese në Kampin Nacional në Hajvali, aty ku po vazhdojnë punimet.


Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se është miratuar projekti i tyre në Hat-Trick me stadiumin e Kampit Nacional që do t'i ketë 14 mijë ulëse.

Stadiumi i Kampit Nacional në Hajvali do të bëhet stadium i kategorisë së katërt, derisa FFK ka siguruar mbështetje financiare nga UEFA.

Njoftimi i plotë nga FFK:

Miratohet projekti i FFK-së në HatTrick.

Kampi Nacional i FFK-së me 14,000 ulëse.

Në Prishtinë u mbajt mbledhja e Komitetit HatTrick të UEFA-s. Gjatë kësaj mbledhjeje janë diskutuar dhe miratuar 22 projekte.

Në këtë mbledhje u miratua projekti i FFK-së, i cili do ta shndërrojë Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali në një stadium të kategorisë së katërt. FFK ka siguruar mbështetje financiare për vendosjen e 14,000 ulëseve në këtë stadium, si faza e fundit e kompletimit të Shtëpisë së Kombëtares së Kosovës. /Telegrafi/

telegrafi sport app