LAJMI I FUNDIT:

Miratohen tri projektligje në fushën e drejtësisë

Miratohen tri projektligje në fushën e drejtësisë

Kuvendi i Kosovës ka miratuar tri projektligje në sektorin e drejtësisë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se për herë të parë Shërbimi Korrektues dhe Shërbimi Sprovues parashihen me ligj të veçantë, si veçanti ekzekutive në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.


Po ashtu, në seancën e sotme plenare, është miratuar edhe Projektligji për ekzekutimin e sanksioneve penale.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka prezantuar Projektligjin për shërbimin sprovues të Kosovës, ku tha se ndarja e saj do të mundësojë zhvillimin pozitiv.

“Shërbimi Sprovues i Kosovës për herë të parë parashihet me ligj të veçantë, si agjenci ekzekutive në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë me mandat dhe funksion specifikisht si agjenci e pavarur. Megjithatë, është në mandat të Ministrisë së Drejtësisë. Me këtë ligj do të mundësohet që Shërbimi Sprovues të realizojë funksionimin e gjithmbarshëm të këtij institucioni. Vlerësohet se kjo ndarje do të mundësojë një zhvillim të mëtutjeshëm pozitiv të fushave përkatëse, pa paragjykuar koordinimin e nevojshëm midis Shërbimit Korrektues dhe Shërbimit Sprovues të Kosovës”, ka thënë ajo.

Sipas saj, ky projektligj adreson zhvillimin e Shërbimit Sprovues dhe pikëpamjet e avancimit të shërbimeve profesionale për personat e dënuar që janë në mbikëqyrje të këtij institucioni.

“Projektligji parasheh edhe bazën për nxjerrjen e akteve nënligjore të cilat do të plotësonin funksionimin e një agjencie, që është një agjenci shumë e rëndësishme në sistemin e drejtësisë penale, në veçanti për të ofruar shërbime në funksion të zbatimit të dënimeve alternative, të humanizmit të dënimeve, ekonomizimit të shpenzimeve, uljes së mbipopullimit të burgjeve si dhe plotësimin e standardeve ndërkombëtare në këtë fushë”, ka shtuar ajo.

Me 63 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është miratuar Projektligji për Shërbimin Sprovues të Kosovës.

Ministrja Haxhiu ka prezantuar edhe Projektligjin për Shërbimin Korrektues të Kosovës, ku tha se për qëllim ka përcaktimin e statusit, parimeve, përgjegjësive, menaxhimin dhe organizimin e përgjithshëm të këtij institucioni.

“Projektligji parasheh edhe emërtimet e zyrtarëve të personelit korrektues, sistemimin e tyre, procedurat dhe kushtet për gradim të zyrtarëve korrektues, zhvillimin profesional dhe nevojat për trajnime, transferimin dhe sistematizimin e nëpunësve të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe disa të drejta apo beneficione të cilat ndërlidhen me kushtet dhe natyrën e punës, siç janë kompensimi për rrezikshmëri në punë, paga jubilare edhe shujtat ditore”, ka thënë ajo.

Kuvendi me 64 vota për ka miratuar në parim Projektligjin për Shërbimin Korrektues të Kosovës. Po ashtu, me 65 vota është miratuar edhe Projektligji për ekzekutimin e sanksioneve penale. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Drejtësi
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Lajme
Kalo në kategori