Modelja australiane, e cila është në lidhje me aktorin britanik që nga viti i kaluar, thotë se ajo do të dëshironte të përpiqej të aktronte, por do të provojë shansin e saj vetëm kur do t’i ofrohet roli i duhur.

“Nëse do të kisha një rol të mirë i cili do të më dukej interesant, do të provoja aktrimin. Nuk dua të jem në një prej atyre roleve tashmë të harxhuara, por do të bëja diçka që do të ishte ca më shumë interesante”, ka thënë bukuroshja për In Touch Weekly.