Miocic është kampioni i ri i botës në UFC, mposht me nokaut ikonën Cormier

Stipe Miocic është kampioni i ri i botës në UFC për pesha të rënda.
Sportisti kroat ka arritur që në finalen e madhe ta mposhtë me nokaut ish-kampionin e botës Daniel Cormier.
36-vjeçari e nokautoi Cormierin në raundin e katërt, edhe pse amerikani në dy raundet e para ishte bindshëm më i mirë.
Ishte raundi i katërt kur kroati Miocic filloi të grushtonte pa ndalë Cormierin që në fund nuk arriti të mbahej dhe ra për ta humbur titullin.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































