Super agjenti Mino Raiola ia ka ofruar disa klubeve në Evropë, mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba.

Sipas Daily Record, Raiola ka kontaktuar me klube si Paris Saint-Germain, Juventus, Real Madrid dhe Manchester City.


PSG ka qenë më e interesuara dhe mund të bëjë ofertë të lartë për lojtarin duke parë që mosha e tij është ende 25 vjeç.

GettyImages 954742702 Paul Pogba. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

Raiola, ka qenë në kontakt me një grup klubesh, pasi që nuk e do më në Old Trafford.

Diskutimet filluan në fillim të këtij viti, pas një periudhe jo të mirë të Pogbas te United.

raiola

Raiola madje kishte folur edhe me Jose Mourinhon për situatën e lojtarit.

PSG duket më e avantazhuar me faktin se drejtues të francezët është Maxwell që e ka pasur Raiolan menaxher. /Telegrafi/  

telegrafi sport app