Minjtë me madhësi të maces, përhapin sëmundje dhe janë të vështirë për tu kapur (Foto)

Në Kent të Anglisë, banorët janë të shqetësuar nga minjtë të cilët kanë madhësi enorme.
Në të shumtën e rasteve ata janë më të mëdhenj se sa një mace, derisa për t’i kapur është pothuajse e pamundur, transmeton Telegrafi.
Madje, kompanitë që merren me pastrim dhe kapje të kafshëve, nuk po i ndihmojnë banorët që t’i zënë këta brejtës.
“Na kërkuan që t’i mbyllim dyer dhe të pastrojmë oborrin, që t’i mbajmë sa më larg nga shtëpia. Kam frikë se do t’i sulmojnë fëmijët”, ka thënë Melissa Gillingham, për këtë rast.
“Vendosëm një kurth dhe bëmë shumë përpjekje, derisa e ndaluam. Ishte një mi i madh, kafshimi i të cilit mund të na sëmurte”.
Kushtet e favorshme, si klima dhe ushqimi që gjendet lehtë, ka bërë që këta brejtësi të rriten në masë të madhe.
Banorët që kanë postuar fotografi të ndryshme në rrjetet sociale, janë të frikësuar sepse ata përhapin sëmundje, dëmtojnë ushqimin, shkatërrojnë pjesë të pronës dhe mund të dëmtojnë kabllot duke i kafshuar. /Telegrafi/





































