Ministrja shqiptare me çantë prej 3.643 dollarësh? Nisin kritikat! (Foto)

Ministrja shqiptare e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, është bërë sërish shënjestër – kësaj radhe nga ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.
Kreu i dikurshëm i PD-së e ka publikuar një fotografi të sajën në rrjetet sociale, në të cilën pretendon se ajo mban një çantë Dior.
Më pas, e ka zbuluar edhe vlerën e asaj çante që, sipas një imazhi të postuar, kushton 3.643 dollarë.

“Miss korrupsioni flet vet!?!?”, shkruan në përshkrimin e Berishës në Facebook.
Kujtojmë që në Ditën Ndërkombëtare të Studentëve, aktivistët e Lëvizjes për Universitetin e kanë spërkatur me salcë ministren Nikolla. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























































