Ministrja Haradinaj-Stublla bisedon me homologun nga Malajzia, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, të hënën zhvilloi një bisedë virtuale me homologun nga Malajzia, ministrin Hishammuddin Tun Hussein.
Haradinaj-Stublla shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen që Malajzia i ka dhënë Kosovës, që nga njohja e pavarësisë e deri më tash.
“U dakorduam me z.Hussein për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral në mes të vendeve tona, sidomos në aspektin politik dhe ekonomik, si dhe në menaxhimin e gjendjes së vështirësuar nga pandemia COVID-19”, tha ministrja e Punëve të Jashtme. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/07/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































