Ministria e Shëndetësisë pagoi 250 mijë euro për spitalet private për shërbimet që nuk i kanë kryer

Pacientët kosovarë, përveç se ballafaqohen me mungesë të barnave për trajtim në institucionet shëndetësore, ata në të njëjtën kohë me shumë vështirësi mund të gjejnë përkrahjen e Ministrisë së Shëndetësisë për mbështetje financiare për trajtim në institucionet private në Kosovë dhe jashtë saj.
Arsyetimi gjithmonë është në mungesë të mjeteve financiare.
Por, pavarësisht kësaj Ministria e Shëndetësisë që udhëhiqet nga ministri Imet Rrahmani, vitin që lëmë pas ka paguar hiç më pak se 250 mijë euro spitaleve privat në Kosovë dhe jashtë saj për shërbimet që ato nuk kanë kryer asnjëherë për pacientët kosovarë, shkruan ORAinfo.
Kjo është një nga e të gjeturat e Auditorit të Përgjithshëm në raportin që u publikua sot për Ministrinë e Shëndetësisë
“Trajtimi i pacientëve të subvensionuar nga MSH bëhet në rreth 100 Institucione Private Shëndetësore (IPSH) brenda dhe jashtë Kosovës. Në vitin 2015 MSH ka bërë 5 barazime financiare me institucionet private për subvencionet e dhëna gjatë vitit 2014, ndërsa me një institucion privat barazimi ishte bërë për tërë pacientët e trajtuar gjatë viteve. Nga këto barazime kanë rezultuar rreth 250,000 euro të pa shfrytëzuara. Do të thotë që mjetet janë paguar por nuk janë marrë shërbimet nga pacientët. Pas këtyre barazimeve këto mjete janë ridestinuar/shfrytëzuar për trajtimin e pacientëve tjerë”, thuhet në raportin e auditorit.
Përmes testimeve Auditori ka vërejtur se menaxhimi i subvencioneve vazhdon të ketë dobësi.
Auditori e vlerëson si rrezik se mungesa e një politike të qëndrueshme për arsyetimin e shpenzimeve për TMJIPSH dhe shqyrtimi i kërkesave në kundërshtim me rregullat në fuqi ndikon në menaxhimin jo efektiv të subvencioneve duke krijuar pagesa potencialisht të parregullta, dhe rrezikon qe pacientët jo meritorë të përfitojnë.
“Shqyrtimi me vonesë i kërkesave mund të ndikojë që pacientët të mos marrin trajtimin me kohë. Derisa mos barazimet me institucionet shëndetësore ka bërë që mjetet e paguara të mbeten të pashfrytëzuara, përderisa në kohën e njëjtë shumë pacientë në nevojë kanë mbetur pa përfituar me arsyetimin e mungesës së mjeteve”, thuhet në raport.
Auditori rekomandon ministrin se duhet të sigurohet që subvencionet të paguhen pas nënshkrimit të një marrëveshje formale në mes të MSH-së dhe përfituesit, ku qartësohen obligimet e të dy palëve.
“Gjatë zhvillimit të procedurave të aplikimit dhe shqyrtimit të tyre duhet të respektohen kërkesat ligjore. Përveç kësaj Ministri duhet të iniciojë krijimin e një rregullore/udhëzimi për të përcaktuar përgjegjësitë e MSH dhe marrëdhëniet me institucionet shëndetësore private duke specifikuar në mënyrë të qartë kërkesat për raportim financiar dhe në lidhje me shërbimet e ofruara”, rekomandon Auditori.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

"Nxitje dhe përçarje ndaj prokurorit e gjyqtarit, flet në gjykatë Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës