LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Shëndetësisë me orar të ri të lëvizjes për tri komuna të Kosovës

Ministria e Shëndetësisë me orar të ri të lëvizjes për tri komuna të Kosovës
Foto: Arkiv

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur orar të ri të lëvizjes për komunën e Malishevës, komunën veriore të Mitrovicës dhe komunën e Zveçanit.

Në njoftim thuhet se sipas situatës epidemiologjike dhe rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, në koordinim paraprak me Komunat, për të frenuar përhapjen më tej të COVID-19, nga 10 prill 2020, në komunat tashmë në karantinë, do të ketë orar të ri të lëvizjes.

Komuna e Malishevës 14:00-06:00 (ndalim qarkullimi)
Komuna veriore e Mitrovicës 12:00-06:00 (ndalim qarkullimi)
Komuna e Zveçanit 12:00 -06:00 (ndalim qarkullimi)


“Gjithashtu, në ditët në vijim, varësisht nga situata epidemiologjike në komunat e tjera dhe në koordinim me to, do të vendosen masa shtesë në mënyrë që të parandalojmë shpërndarjen e COVID-19. I lusim qytetarët të zbatojnë dhe bashkëpunojnë me komunat e tyre, autoritetet e sigurisë, institucionet e tjera qendrore dhe të respektojnë masat që po merren në mbrojtje të jetës së tyre.  Jemi bashkë, do të jemi fitues nëse me vendosmëri do t’i respektojmë rregullat”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 224 raste me coronavirus, 37 prej tyre janë shëruar kurse 6 kanë humbur jetën./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Kalo në kategori