Kanë kaluar gjatë muaj që kur Kuvendi i Kosovës ne ka miratuar buxhetin, ku përfshihet edhe ndarja e 300 mijë euro për kyçjen e Komunës së Vushtrrisë në ujësjellës, por rreth 65 fshatra të këtij qyteti ende kanë mbetur pa u ujë të pijes. Kjo për shkak se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ende nuk i ka bartur mjetet tek komuna.
I pari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri në një intervistë për KosovaPress, thotë se ministria është duke e bllokuar projektin e kyçjes në ujësjellës tash e gjashtë muaj.
Përkundër kësaj, ai deklaron se projekti do të vazhdoi me mjete vetanake të komunës dhe me participim të qytetarëve.
“Kemi nda një buxhet afër 200 mijë euro nga komuna e Vushtrrisë dhe po ashtu përmes komisionit për buxhet dhe financa, Kuvendi i Kosovës në Ligjin për Buxhetin për vitin 2019 ka nda një shumë prej 300 mijë euro për këtë vit dhe 300 mijë euro për vitin e ardhshëm për kyçjët individuale në rrjetin e ujësjellësit në Komunën e Vushtrrisë. Deri më tani Ministria e Ambientit edhe pse kanë kaluar gjashtë muaj nuk kemi asnjë kontakt nga ata, përkundër kërkesave tona të vazhdueshme që të nënshkruajmë memorandumin dhe të fillojnë punët ende nuk kemi një përgjigje. Ndërkohë që koha po ecë dhe rrezikojmë dhe mjetet që janë ndarë nga Kuvendi i Kosovës për këtë qëllim…nuk e di çfarë po ndodhë në Ministrin e Ambientit, nuk na kanë ftuar. Në fakt janë nga të paktat projekte që Qeveria e Kosovës ka nda për Vushtrrinë në buxhetin e vitit 2019 dhe po vonohen. Pres që të reflektojnë dhe në Ministrin e Ambient it dhe në Qeverinë e Kosovës”, thotë kryetari Tahiri.
Për vendimin e ri të Qeverisë në emërimin e bordit të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Mitrovica”, Tahiri thotë se janë emëruar politikisht dhe jo profesional.
Kryetari i Vushtrrisë kërcënoi Qeverinë se në rast mos reflektimi do të rishqyrtojnë bashkëpunimin me këtë kompani.
“Kemi pa një bord politik dhe jo profesional. Ne presim që Qeveria e Kosovës të reflektoj në këtë drejtim në mënyrë që vërtet Kompania Rajonale Ujësjellësit Mitrovica të ketë performancën sa më të mirë. Ne kemi një bashkëpunim të mirë me menxhmentin aktual të kompanisë, por që bordi politik sigurisht që mundet me i vështirësuar këto bashkëpunime. Ne kemi dhanë deklaratën se si komuna do të rishqyrtojmë krejt bashkëpunimin tonë si kompani pa u pyetur kryetarët e komunave”, thotë ai.
Kryetari Tahiri për KosovaPress po ashtu i mohoi të gjitha zërat se ka përçarje ndërmjet koalicionit qeverisës që ai e udhëheq. Thekson se ka një stabilitet të plotë mes gjitha partive.
“Kemi një stabilitet të plot të koalicionit qeverisës. Ne udhëheqim koalicionin më të madh në krejt Kosovën. Normalisht se ndonjëherë mund të ketë çështje që ne nuk mundemi të jemi të kënaqur gjithë partnerët e koalicionit”, pohon Tahiri. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Kosova në krizë investimesh? Ekspertët kërkojnë qasje të re nga institucionet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë