Ministria e Kulturës në Maqedoni nuk ka asnjë të punësuar shqiptar!

Më poshtë e keni deklaratën e sekretarit shqiptar në Ministrinë e Kulturës, Behixhudin Shehabi, i cili thotë se në ministri nuk ka kush të merret me gjuhën shqipe. Shehabi për prononcimin e bërë për Telegrafin, në lidhje me lajmin Ministria e Kulturës nuk e di gjuhën shqipe, Shehabi ende shpreson për zgjidhje tha se në kabinetin e ministres nuk ka asnjë shqiptar. “Në kabinetin e ministreshës nuk kemi person shqiptar, e dyta ne nuk kemi shqiptar as në zyrën për marrëdhëniet me publikun e as zëdhënës . Ne jemi duke bërë përpjekje që të mbështeten disa inicativa dhe të futen shqiptarë në këta vende.’’
Shehabi ende shpreson për zgjidhje në paketë, ku përfshihen: përkthimi i web faqes dhe punësimi i kuadrit që do të komunikojë shqip./Telegrafi/













































