LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Jashtme harton strategjinë për njohje të reja, s’ka më moratorium

Ministria e Jashtme harton strategjinë për njohje të reja, s’ka më moratorium

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka hartuar strategjinë për njohje të reja. Krahas kësaj, Kosova shumë shpejtë pritet të vendosë edhe marrëdhënie bilaterale me disa shtete.

Këto i bëri të ditura, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti.

Në tryezën e diskutimit të organizatës joqeveritare “PIPS”, Ahmeti, sa i përket anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare dhe njohje të reja tha se s’ka moratorium.


“Kemi vendosur një listë prioritetesh dhe kur të është koha e duhur do të aplikojmë”, tha ai të martën.

Duke paraqitur punën e diplomacisë në një vit qeverisje, Ahmeti tha se qëllim më i madh ka qenë funksionalizimi dhe riorganizimi i MPJD-së.

Më kritike për punën e diplomacisë kosovare u shpreh nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, raporton Kp.

Ndërkohë, profesori në Universitetin e Dublinit, Gëzim Visoka, tha se në vitin 2021 s’ka pasur zhvillime në politikën e jashtme dhe më shumë ka pasur politika të mirëmbajtjes së raporteve.

Në trend Lajme

Më shumë
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Lajme
Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja

Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja

Drejtësi
Keith Self në krye të Nënkomitetit për Evropën, Kurti shpreh mirënjohje

Keith Self në krye të Nënkomitetit për Evropën, Kurti shpreh mirënjohje

Lajme
Ramadani, ministrit Maqedonci: Publikoje letrën që ia keni dërguar komandantit të KFOR-it

Ramadani, ministrit Maqedonci: Publikoje letrën që ia keni dërguar komandantit të KFOR-it

Lajme
Kalo në kategori